Enca Haxhia është një prej artisteve më të përfolura shqiptare.
Paraqitjet e saj publike bëjnë që këngëtarja të komentohet shumë, kjo për shkak të veshjes provokuese, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, Enca duket që nuk i dëgjon fare këto kritika dhe vazhdon të tregojë linjat bombastike trupore në çdo moment që i jepet mundësia.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një foto në të cilën shfaqet me bikini në mes të detit.
“Vazhdoj të jem fëmijë i lumtur💜”, ka qenë mbishkrimi që ajo i la fotografisë në të cilën mori shumë pëlqime dhe komente nga ana e fansave.
Kujtojmë që “Dua” titullohet kënga e fundit nga Enca, projekt ky që u komentua shumë për shkak të skenave erotike në videoklip. /Lajmi.net/
COMMENTS