Nishani padit për shpifje Edi Ramën

Nishani padit për shpifje Edi Ramën

Deputeti i Nismas: Pacolli të jap dorëheqje akoma pa zbritur nga aeroplani i tij privat

Ish- presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në loto mencën në Qyteti Studenti”.

Ish presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty.  

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish- presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)