Nisin punimet në ndërtimin e çerdhes në Shalë

Nisin punimet në ndërtimin e çerdhes në Shalë

Foto Toli: Faleminderit të dashur klientë

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka vendosur gurëthemelin e çerdhes në fshatin Shalë.

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti, ka uruar banorët shaljan për këtë projekt të rëndësishëm i cili ka për qëllim edukimin e brezave të ardhshëm.

“ Është kënaqësi e veçantë që jam prezent këtu në Shalë, e sidomos në raste të tilla ku projekte si ky do t’i shërbejnë gjeneratave të ardhshme e fëmijeve të këtij regjioni, andaj jam i lumtur që edhe përmes këtij projekti po arrijmë synimet për të pasur një standard të lartë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë, këto investime po bëhen në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bënë Komuna e Lipjanit për të krijuar kushte dhe mundësi për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm”, është shprehur Kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka theksuar se tani po plotësohet standarti për një mirëqenie të qytetarëve tanë, ky objekt që sot po e fillojmë do të jetë i gatshëm në vitin e ardhshëm i cili do t’i plotësoi kriteret dhe standartet e nevojshme.

Ndërkaq, drejtori shkollës “Shaqir Hoxha”, ka falenderuar komunën dhe Kryetarin Ahmeti për ndërtimin e kësaj çerdheje shumë të nevojshme për Shalen dhe fshatrave për rreth si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rregullimin e infrastrukturës në fushën e edukimit me të cilat presim cilësi dhe rezultate.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)