Nisma Socialdemokrate dega Lipjan i ka dhënë përkrahje kandidatit të PDK-së, Hyzer Rizanit, për kryetar të komunës.
Kështu ka njoftuar vetë Rizani përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.
Ai u shpreh se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Heset Sahiti me strukturat e përbashkëta kanë dhënë zotimin se në zgjedhjet e 17 Tetorit do t’a përkrahin PDK-në dhe atë si kandidat për kryetar të komunës.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë, sot pata nderin dhe kënaqësinë që me ftesën tonë të presim në zyret e PDK-së strukturat e subjektit Nisma Socialdemokrate dega Lipjan. Së bashku bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit politike dhe rezultatet pozitive të cilat i kanë arritur aktivistët tanë në terren gjatë këtyre ditëve.
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, z. Heset Sahiti me strukturat e përbashkëta kanë dhënë zotimin se në zgjedhjet e 17 Tetorit do t’a përkrahin PDK-në dhe mua si kandidat për kryetar të Komunës.
Në emër të strukturave të PDK-së dhe në emrin tim personal falënderoj përzemërsisht të gjitha strukturat dhe aktivistët e Nisma Socialdemokrate për këtë mbështetje kaq madhështore dhe të sinqertë.
Aktiviteti ynë në të ardhmen do të jetë i përbashkët lagje më lagje, familje për familje me qëllim që së bashku të kthejmë besimin e qytetarëve lipjanas.
Të bashkuar drejt fitores!
COMMENTS