NISMA-s në Lipjan i bashkohen 100 të rinj

NISMA-s në Lipjan i bashkohen 100 të rinj

”Arbëria ka përkrahje të fuqishme nga ”Stuhia e Kuqe’’

Afër 100 të rinj nga Komuna e Lipjanit janë bashkuar me NISMA-n Socialdemokrate. Të rinjtë nga Lipjani kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që t’i bashkohen subjektit NISMA Socialdemokrate, ku ata e shohin si të vetmen shpresë për të ardhmen e qytetit të tyre dhe vendit në përgjithësi.

Në turin e takimeve me të rinjtë të pranishëm kanë qenë, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Valdete Bajrami, kryetari i rinisë së Nismës, Albert Maxhuni, kryetari i degës së NISMA-s në Lipjan, njëherit Zv.ministëri Arisimit, Heset Sahiti dhe anëtarë tjerë të kryesisë së kësaj dege.

Kryetari Limaj ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që u bashkuan me NISMA-n, ku tha se shtylla kryesore e NISMA-s është pikërisht kjo gjeneratë e re dhe e palodhshme.

“Ne sot kemi ardhur me kërku ndihmën tuaj. Ju me na ndihmu neve, na me ju ndihmu juve. Siç e dini në fushatën Nisma ka dal me dy objektiva për rininë, vetëpunësimi dhe stimulimi i ndërmarrjeve të vogla të cilat hapin vende të reja të punës. Ju ftoj të aktivizoheni tërësisht në jetën aktive publike, të jepni kontributin tuaj kudo që jetoni me qëllim që duke u aktivizuar të ndihmoni vetën tuaj në arritjen e objektivave që keni”, ka thënë Limaj para të rinjve në Lipjan./Ulpianapress/Image may contain: 5 peopleImage may contain: 1 person, crowdImage may contain: 2 peopleImage may contain: 1 personImage may contain: 24 people, people smiling, people sitting and crowdImage may contain: 7 people, crowd

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)