Nitaj: S’e kuptoj pse kërkesa e Haradinajt për ish-prokurorin Blakaj po cilësohet ndërhyrje në drejtësi

Nitaj: S’e kuptoj pse kërkesa e Haradinajt për ish-prokurorin Blakaj po cilësohet ndërhyrje në drejtësi

Rritet numri i aktakuzave ndaj profileve të larta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj atyre që kërkesën e kryeministrit Haradianj për ish-prokuronin Blakaj për ta informuar për hetimet në rastin e listës së veteranëve e kanë cilësuar ndërhyrje në drejtësi.
Nitaj ka thënë se nuk e kupton një gjë të tillë.

Ai ka thënë se ish-prokurori Blakaj nuk ka hetuar për kompaninë e ujesjelleskanalizimeve, por komisionin shtetëror të veteranëve, që qeveria i bie të jetë palë.

Madje ai ka kritikuar edhe zyrën e kryeministrit për mos reagim.

Postimi i plotë i Nitaj:

Nuk po e kuptoj pse qenka përzierje ne punët e prokurorit, kërkesa e kryeministrit qe pas përfundimit te hetimeve ti dorëzohet atij një raport me te gjeturat e hetimit.

Prokurori nuk ka zhvilluar hetime per kompanine e ujesjelleskanalizimeve, por per komisionin shtetëror te veteraneve, qe i bie qe qeveria ne menyre automatike eshte pale dhe cdo pale duhet te njihet me pretendimet e nje hetimi qe mund ta implikoje ate!

Ndoshta zyra juridike e Kryeministrit do te duhej te jepte sqarime, por ata s’po flasin. Nuk e di pse!/Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)