Kushtet e vështira atmosferike kanë qenë një hall më shumë për skuadrën lipjanase e cila ndeshjen e fundjavës do t’a zhvilloi nesër.
Pas reshjeve të fundit terreni u mbulua nga bora, por klubi ka marrë masat për ta pastruar dëborën. Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje punëtorët e stadiumit së bashku me kryesinë e klubit që kanë filluar heqjen e borës gjatë gjithë ditës.
Se Ulpiana e ka seriozisht ngritjen në Superligë, e dëshmojnë edhe fotot e dërguara në redaksinë e Ulpianapress, ku po vijon puna për pastrimin e fushës nga dëbora edhe në këto orë të vona.
COMMENTS