Një femër në Prishtinë goditet nga një plumb qorr

Një femër në Prishtinë goditet nga një plumb qorr

BE KA NJË THIRRJE PËR KOSOVËN DHE SERBINË PAS ARRESTIMIT TË GJURIQIT

Një femër e moshës 38-vjeç ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është goditur nga një plumb bredhës në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani”, respektivisht në “Hotel Sirius”, raporton Indeksonline.

Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, dyshohet se predha e armës ka ardhur nga jashtë objektit dhe e ka goditur viktimën e cila ishte në korridor duke e pritur vajzën e saj që ishte në një seminar.

Plumbi bredhës sipas informacioneve që ka policia e që i ka siguruar Indeksonline, e ka goditur viktimën në veshin e djathtë por pa i shkaktuar lëndime të mëdha.

Viktima ka refuzuar madje edhe ndihmën mjekësore ndërsa hetuesit policor po punojnë për të zbuluar se nga saktësisht ka mundur të vije plumbi i armës së shkurtër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)