Detajet e vogla sot bëjnë diferencën në futbollin profesionist dhe jetesa e shëndetshme dhe ushqimi i kontrolluar është një nga detajet që respektohet thuajse nga të gjithë futbollistët profesionistë.
Megjithatë, disa prej tyre i thyejnë këto rregulla dhe disa herë janë fotografuar duke tymosur cigare.
Madje ka edhe nga ata futbollistë që janë duhanpirës të rregullt.
Në prag të kampionatit Europian të Francësm, vitin e kaluar, Marc Wilmots, trajner i Belgjikës në atë kohë u shpreh se ishte i ndërgjegjshëm se Radja Nainngolan ishte një duhanpirës, por tha se kjo gjë nuk i intereson derisa lojtari jep maksimumin në fushën e lojës. Por të tjerë trajnerë kanë marrë masa të ashpra ndaj lojtarëve të tyre, teksa janë fotografuar duke tymosur cigare.
Në fotogaleri do të gjeni një formacion të tërë me futbollistë duhanpirës…
COMMENTS