Dy yjet e ekipit të Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, kanë shkëlqyer në barazimin e skuadrës së tij Zurich 3-3 ndaj Xama në udhëtim në Super Ligën e Zvicrës të shtunën.
Zurich bëri rikthim sensacional dy herë nga 2-0 në 2-2, falë Kryeziut dhe nga 3-2 në 3-3, falë Kolollit, për t’i shpëtuar humbjes nga skuadra e fundit në renditjen tabelore të kampionatit elitar zviceran.
Kur Zurich po humbiste me dy gola, mesfushori kosovar doli në skenë dhe shënoi dy supergola për tre minuta.
Së pari në minutën e 61-të e më pas në të 64-tën.
E kur Xamax realizoi përsëri, Kololli mendoi ndryshe, duke shënuar në minutën e 76-të.
Zurich renditet e katërta me 21 pikë në Super Ligën e Zvicrës.
Deuxième période de folie à Neuchâtel: Zurich revient à 3-3 suite à un penalty. Pickel commet une faute dans les 16m, qui permet à Kololli d'égaliser. pic.twitter.com/UInbTb2IGL
— Teleclub Sports Romandie (@TeleclubSports) November 24, 2018
COMMENTS