Një grusht njerëz e presin Albinin dhe Vjosën në Lipjan (Foto)

Një grusht njerëz e presin Albinin dhe Vjosën në Lipjan (Foto)

Stavileci ironizon me “jurishnikat”, thotë se LDK-ja mund të mbetet e dyta

Edhe përkundër motit të mirë me diell, Vjosa Osmani e Albin Kurti priten ftoht në Lipjan.

Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja, kurse Vjosa nga bashkëshorti, gjatë marshimit të tyre në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, nuk arritën që të grumbullonin më shumë se një grusht njerëz, transmeton Ulpianapress.

Kjo nuk është shumë habitshme për Albin Kurtin, kur dihet që as më heret nuk shquheshin tubimet e tij në Lipjan për masë të madhe, mirëpo është tregues i keq për Vjosa Osmanin e cila tradicionalisht është pritur me surle e tupana e me masë jashtëzakonisht të madhe në këtë qytet.

Ky “dështim” i sotëm dëshmon se Vjosa Osmani në të njetin qytete, në të njejtin shesh, kur në krah të saj është Albin Kurti, numri i përkahësve të saj numrohet në gishta, kurse kur kishte në krah Imri Ahmetin dhe LDK-në, sheshi ishte i vogël për ti nxënë përkrahësit e saj.

Sa për ilustrim më poshtë mund ti shihni dy fotografi në sheshin e Lipjanit, e para nga tubimi i sotëm me Kurtin në Lipjan, kurse e dyta nga zgjedhjet e kaluara, kur Osmani ishte pjesë LDK-së.

Takimi i sotëm:

Takimi kur Vjosa ishte pjesë e LDK-së:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)