Kosova është mposhtur nga Anglia me rezultat 5-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Edhe për kundër rezultatit, Dardanët bënë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë.
Kosova kaloi në epërsi që në minutën e parë me golin e Valon Berishës, shkruan Indeksonline.
Anglia u rikthye fuqishëm në lojë duke shënuar pesë gola që në pjesën e parë.
Rahem Sterling (8′), Kane (19′), Vojvoda (38′ autogol), dhe dy Sancho (44′ dhe 45+1′).
Në pjesën e dytë e gjithë ndeshja ishte në këmbët e Kosovës.
Valon Berisha shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 49-të të ndeshjes.
Në minutën e 55-të u fitua penallti që në gol e realizoi Vedat Muriqi.
COMMENTS