Një iniciativë që buron nga shpirti solidar i PDK-së së Lipjanit (Foto)

Një iniciativë që buron nga shpirti solidar i PDK-së së Lipjanit (Foto)

Ja sa është plakur Imri Ahmeti për katër vite në krye të Lipjanit (Foto)

Këtyre ditëve na ka ra shpesh të dëgjojmë për kontributin solidar të kosovarëve për të prekurit nga termeti në Shqipëri.

E tillë është edhe PDK-së së Lipjanit së bashku më rininë e këtij subjekti.Kjo parti e udhëhequr nga Hyzer Rizani, jo vetëm që kishin grumbulluar ndihma humanitare për zonat e rrezikuara,por ishin përfshirë në një aksion të dhurimit të gjakut, njofton Ulpianapress.

“Rinia Demokratike e Lipjanit gjatë ditës iu është bashkangjitur organizimit të RDK-së për grumbullimin e batanijeve, rrobave dhe mbathjeve për vëllezërit tanë që nga fatkeqësia natyrore mbetën nën qiellin e hapur.
Jemi mirënjohës për gjithë ata qytetarë që ishin në gjendje gadishmërie për ndihmën e kësaj tragjedie.
Urojm që sa më shpejt të bëhet strehimi i këtyre familjeve , ndërsa familjarëve të cilët i humbën më të dashurit të tyre ju shprehim ngushëllime.
Me lutje në zemër vepruam bashkë për vëllezërit tanë në Shqipëri”, thuhet në shënimin e RDK së Lipjanit në faqen e tyre zyrtare.

Kurse kryetari i kësaj partie, Hyzer Rizani i shoqëruar nga disa të rinjë kanë dhuruar gjak për nevojtarët të cilët pësuan lendime nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

‘’Ky 28 Nëntor, përveç krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e solidaritetit për përmbushjen e amanetit të atyre që dhanë jetën.
Në këtë ditë të madhe Kombëtare, së bashku me aktivistët e rinisë së PDK-së në Lipjan dhuruam gjak me qellim që mos ti harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë.
Duke ju uruar Ditën e Flamurit, ju bëjmë thirrje për dashuri, tolerancë, harmoni ndërnjerëzore për vëllezërit tanë nga Shqipëria’’, ka shkruar Rizani.

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit që goditi vendin dhe la pas dhjetëra të vdekur, qindra të plagosur e mijëra banesa të shkatërruara./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)