NJË INJEKCION I VRET TË GJITHA TUMORET!

NJË INJEKCION I VRET TË GJITHA TUMORET!

Avionë luftarakë amerikanë, manovra mbi Kore

Shkencëtarët pretendojnë se kombinimi i përbërësve aktiv në këtë injekcion e aktivizon sistemin imunitar për luftë kundër qelizave të infektuara me kancer në trup.

Shkencëtarët nga Universiteti i Stanford-it në Kaliforni, të cilët kanë zbuluar trajtiminin për shërimin e kancerit i cili sot përdoret në gjithë botën, pretendojnë se janë në prag të zbulimit të injekcionit i cili me vetëm një injektim në vetëm një tumor në trup do të inkurajojë sistemin imunitar që më pas t’i sulmojë tumoret tjerë, shkruan Daily Mail.

Ata thonë se kombinimi i përbërësve aktiv në këtë injekcion aktivizon sistemin imunitar për luftë kundër qelizave të infektuara me kancer në trup.

Pasi kanë arritur t’i largojnë të gjitha qelizat e infektuara me kancer në testet me minj, ata tani kanë vendosur që të fillojnë hulumtimin klinik te njerëzit.

Duke marrë parasysh se dhënia e injekcionit është shumë i lokalizuar, shkencëtarët konsiderojnë se kjo vakcinë do të jetë financiarisht më e levërdishme se trajtimi i tanishëm dhe nuk shkakton efekte të dëmshme anësore te pacientët të cilat paraqiten shpesh te llojet tjera të simulimeve imunologjike.

“Kur i përdorim këto dy agjentë bashkë, tumorët zhduken në gjithë trupin. Me këtë çasje nuk duhet të sulmohet çdo tumor veç e veç dhe nuk kërkon aktivizimin e gjithë sistemit imunitar”, ka deklaruar profesori i onkologjisë dhe autori kryesor i hulumtimit Ronald Levy, përcjell Insajderi.

Ekipi hulumtues konsideron se me këtë ilaç është i mundshëm shërimi i shumë llojeve të kancerit. Derisa disa trajtime e stimulojnë gjithë sistemin imunitar të pacientit, të tjerët fokusohen në pjesët e caktuara të trupit për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të kancerit, problemi me këta është se iu duhet shumë kohë për përgatitje, barërat ipen një kohë të gjatë dhe kanë efekte të tmerrshme anësore.

“Në çasjen tonë të shërimit të kancerit, injekcioni ipet vetëm një herë edhe atë në sasira shumë të vogla të agjentëve në mënyrë që të stimulohet sistemi imunitar brenda një tumori. Te minjtë kemi pasur rezultate fantastike të eliminimit të tumorit në gjithë trupin”, ka shpjeguar Levy.

Levy synon që në hulumtimin klinik të përfshijë 15 të sëmurë në fazën fillestare. Nëse hulumtimi tregohet i suksesshëm, Levy konsideron se do të mund të përdoret në shumë lloje të tumorit, dhe me kohë onklologët do t’iu japin pacientëve para operacioneve për të penguar lajmërimin e sërishëm të tumorit.

“Mendoj se në të ardhmen do të mund të shërojmë të gjitha llojet e kancerit me këtë vakcinë”, ka përfunduar Levy.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)