Një lajm i rëndësishëm për koalicionin LDK-VV sapo ka arritur

“Paco”, droga që po kthen njerëzit në kanibalë të jetës (foto)

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, është duke zhvilluar një takim me zyrtarët e LDK-së në zyret e këtyre të fundit.

Në këtë takim po diskutohet për mundësitë e një bashkëpunimi mes këtyre dy partive për ta përkrahur Haskukën në balotazhin e 19 nëntorit kundër Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Degës së LDK-së, dega në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë më herët gjatë ditës për Klan Kosovën se takimi është kërkuar nga Vetëvendosje.

Avdyli ka thënë poashtu se qëndrimi i tyre është që këtë mandat të mbesin në opozitë, por janë të hapur për të parë se çfarë ka për të ofruar Vetëvendosje dhe cilat janë mundësitë e bashkëpunimit.

Ai ka deklaruar për Klan Kosovën se ky është takimi i parë zyrtar në mes të Vetëvendosjes e LDK-së në Prizren dhe se takime të mëhershme, ashtu siç është raportuar nëpër media, nuk ka pasur.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)