Faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të ndërmjetësohet nga drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe zëvendësdrejtore menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Angelina Einchorst.
Kështu të paktën shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel, ku më tutje thuhet se emërimi i saj në këtë pozitë bëhet me qëllim të intensifikimit dhe përshpejtimit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Plani i Brukselit është që Einchorst të jetë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçin duke ndjekur të ashtuquajturën “Shuttle Diplomacy”, me udhëtime të shpeshta në destinacionet Bruksel-Prishtinë-Beograd, shkruan kjo gazetë, transmeton lajmi.net.
Po ashtu sipas këtyre burimeve, Einchorst nuk ishte e favorizuara e Beogradit, dhe krejt kjo në bazë të qëndrimeve dhe sjelljeve të tyre, mirëpo e njëjta ishte e përfshirë tash e një kohë të gjatë në dialogun teknik mes dy vendeve, dhe me marrjen e një roli të ri, ajo do të intensifikojë, dhe do ta dërgojë dialogun në një fazë të re, e cila është e përfolur për një kohë të gjatë./Lajmi.net/
COMMENTS