Javë më parë gjatë mesditës Gëzim Bytyçi, një i ri ka gjetur një shumë të parave në qendër të Lipjanit, saktësisht në afërsi të Bi Credit.
I njëjti, përmes një letre dërguar në redaksin e ‘’Ulpianapress’’ ka bërë njoftimin duke kërkuar që personit që i kanë humbur të lajmërohet tek ai.
“Javë më parë i gjeta një shumë të pareve në rrugë afër Bi Credit-it, vendi i punës ku unë ushtrojë detyrën e puntorit…nëse i njeh ndikush këta dy të rinjë, ju lutem të lajmroheni., dhe paratë mund t’i mirrni në vendin e punës ku unë punoj”, ka shkruar Bytyçi.
Bytyqi posedon edhe video, ku shihet kjartë që këtyre dy të rinjëve u bien paratë./Ulpianapress/
COMMENTS