Njëri nga policët e zhdukur mbrëmë, kishte pak kohë që ishte fejuar

Njëri nga policët e zhdukur mbrëmë, kishte pak kohë që ishte fejuar

Lajm shumë i mirë nga fermerët shqiptarë

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar aksident të rëndë mbrëmë në Kaçanik, pasi kanë rënë me veturë nga ura mbi lumin Lepenc, prej një lartësie rreth 150 metra
Dy policët nga Kaçaniku që po kërkohen janë Malësor Dashi dhe Armend Trena, gazetametro ju sjell disa dëshmi për njërin nga policët e zhdukur gjatë mbrëmjes së djeshme

Malësor Dashi kishte pak kohë që ishte fejuar me të dashuren e tij, B.SH, më saktë në muajin gusht të vitit 2017.

Malësori i cili vjen nga qyteti i Ferizajit, ku edhe jeton, ka përfunduar studimet në Kolegjin AAB, në Prishtinë.

Metro ju sjell më poshtë dy fotot e policëve të zhdukur mbrëmë, emrat e tyre tashmë janë bërë publike nga Policia e Kosovës, ata janë Malësor Dashi dhe Armend Trena, shkruan gazetametro.net.

Lajmin për zhdukjen e dy policëve e ka konfirmuar gjatë mbrëmjes së djeshme për Metron zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Përmes telefonit, Gashi ka thënë që policët kanë qenë në një makinë të policisë dhe janë vet-aksidentuar duke rënë nga ura mbi Lepenc. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)