Pas paraqitjeve jo të sigurta në ndeshjen e djeshme të portierëve ka bërë që KF Ulpiana të rris ndjekjen e tyre për një portier të ri.
Sipas gazetës Ulpianapress, si pasojë e kësaj, bardh e kaltërtit tani janë duke synuar një portier më përvojë për të siguruar portën.
Klubi lipjanas tashmë kanë Pleurat Dugollin, Egzon Ismailin dhe Qendrim Nezirin në radhët e veta, mirëpo nuk po arrijnë të jenë bindës në paraqitjet e tyre.
Sipas Ulpianapress-it, emri që po qarkullon më shumë në taborin e Ulpianës, si transferim i mundshëm është ish-portieri i Arbërisë, Valent Beqiri.
Mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka të re lidhur në këtë drejtim./Ulpianapress
COMMENTS