Njihuni me bimën që bën mrekulli për shëndetin tuaj

Këto ushqime mund të jenë të rrezikshme për beben tuaj

Aloe Vera është një bime medicinale që bën mrekulli për trupin tonë. Përdorimi i saj është mjaft i rëndësishëm për trajtimin e lëkurës, dhe jo vetëm.

Kjo bimë përdoret zakonisht në industritë farmaceutike dhe kozmetike. Xhel i tejdukshëm i Aloe Vera përbëhet nga rreth 96% përmbajtje uji dhe përdoret si ilaç bimor tradicional në të gjithë botën.

Është e njohur për aftësitë e saj shëruese, hidratuese dhe zbutjen e lëkurës. Ajo rritet në vendet me klimë tropikale, si edhe në ambiente të mbyllura apo të hapura

Ja kush janë disa nga vetitë më të njohura të Aloe Verës:

1. Shëndeti i flokëve

Aloe Vera përmban enzima Proteolytic që riparojnë qelizat e vdekura në lëkurën e kokës. Ju mund të bëni një maskë të mrekullueshme për flokët duke përdorur Aloe Vera- vaj kokosi. Shërben si balsam për flokët dhe i jep atyre shkëlqim e butësi. Zvogëlon praninë e zbokthit, kruarjen e kokës dhe rënien e flokëve, transmeton Mapo.al.

2. Humbja e peshës

Aloe Vera ju ndihmon që të humbisni peshë. Ajo ka lëndë ushqyese, enzime, aminoacide dhe minerale që ndihmojnë në humbjen e peshes. Ju mund të konsumoni lëng Aloe Vera çdo ditë.

3. Lëkurë e lëmuar

Kjo bime mund të bëjë mrekulli me lëkruën tuaj duke e bërë atë të lemuar dhe rinore. Ajo siguron ushqim të vazhdueshëm për lëkurën nëse aplikohet rregullisht

4. Menaxhimi i diabetit

Studimet tregojnë se bima Aloe Vera mund të përdoret për kontrollin e presionit të gjakut dhe diabetit. Ideale do të ishte që të konsumoni 2 lugë lëng Aloe Vera në ditë për të kontrolluar nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Por nëse konsultoheni me jekun tuaj do t’ju udhëzojë se sa duhet të konsumoni.

5. Shëron plagët nga prerja dhe djegia

Xheli Aloe Vera shërben për të shëruar plagët nga prerjet dhe djegiet.

Aloe Vera është bima e parë që konsiderohet si ilaç efektiv për të shëruar djegiet e shkallës së dytë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)