Njihuni me përbërësit e suksesit të trajnerit Fadil Ademi

Njihuni me përbërësit e suksesit të trajnerit Fadil Ademi

Ekskluzive: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të udhëheqin ekipin negociator të Kosovës

Fadil Ademi ka pushtuar Ulpianën për herë të dytë në karrierën e tij sportive. Pasi ka qenë një pikë kyçe e mbrojtjes bardheblu, trajneri lipjanas në katër muajt e parë në krye të pankinës, ka vendosur që të bëjë ndryshimin e madh duke u krahasuar me legjendën e klubit lipjanas, Enver Duriqin.

Aktualisht, Ademi është kthyer në shpirtin e Ulpianës, me veshje të ndryshme por me të njëjtin shpirt që e ka karakterizuar në karrierën e tij të gjatë në mbrojtje. Me disa hapa të thjeshtë, Ademi arriti që të bëjë atë që pak e kishin pritur: të rizgjonte Ulpianën duke e vendosur në rrugën për rikthimin për në Superligë.

Ulpiana e trajnerit lipjanas vrapon, gjashtë fitore në trembëdhjetë ndeshje në vitin 2020 dhe 3 pikë diferencë me vendin e dytë. Ish-numri 5 i bardhebluve e ka vendosur në rrugën e duhur Ulpianën duke i dhënë besim dhe duke vënë në punë të gjithë duke llogaritur dhe prurjet e verës që bëri Visoka e Sermaxhaj, të cilët nuk arritën pritshmëritë me këta lojtarë. Por, Ademi duke i vendosur në pozicione të ndryshme lojtarë si Kelemndi, Makolli, Emini dhe Shala, ka marrë maksimumin nga karakteristikat e tyre. Duke bërë alternime, trajneri i lindur në vitin 1971 ka transmetuar idetë e tij futbollistike te skuadra, lojë intensive, proaktive dhe e kujdesshme në fazën mbrojtëse.

Grinta – Grintë, shpirt dhe sens i përkatësisë ishin raportuar që në fillim të eksperiencës së tij nga trajneri i Ulpianës, karakteristika që janë thelbësore për punën e tij. Megjithatë, Ademi ka provuar se është një trajner i pjekur, i aftë për të menaxhuar një ekip me traditë siçë është klubi lipjanas.

Menaxhimi i grupit, në aspektin e gjendjes dhe humorit, ka rezultuar vendimtar në rezultatet bindëse të marra deri më tani nga trajneri i Ulpianës./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)