Njomakët e Ulpianës janë të gëzuar për suksesin e arritur në futboll.
Skuadra e Ulpianës në kategorinë U-9 është shpallur nënkampion për edicionin 2022/23, shkruan Gazeta Ulpianapress.
Ishte ky një stinor fantastik i të rinjëve të Ulpianës të cilët varguan fitoret deri te suksesi duke u shpallur nënkampion të LRF Prishtinës, ku pjesmarrës ishin katër grupe dhe 50 ekipet më të mira kosovare.
Për këtë sukses të jashtëzakonshëm ka njoftuar faqja e Ulpianës në rrjetet sociale.
Ky sukses vie pas një pune të shkëlqyer të trajnerit Hysen Arifi, i cili arriti të krijojë një skuadër të fortë që ti mposhtë shkollat më me emër kosovare./Ulpianapress/
COMMENTS