NK Lokomotiva Zagreb vjen në Kosovë për kamp futbolli, talentët më të mirë mund ta vazhdojë karrierën në Kroaci

NK Lokomotiva Zagreb vjen në Kosovë për kamp futbolli, talentët më të mirë mund ta vazhdojë karrierën në Kroaci

Spektakël në San Siro, Milani fiton ndeshjen e shtatë golave ndaj F91 Dudelange

Klubi i njohur korat NK Lokomotiva Zagreb, e cila njihet se çerdhe e talentëve do ta zbarkojë në Kosovë në muajin qershor.
Ky klubi organizon kampin e tyre të futbollit për talente të rinj të gjeneratave U-12 U-14, U-16 dhe U-18! në datat 10 deri më 15 qershor në Prishtinë.

Kampi organizohet pasi të përfundojë garat në “play-off” për grupmoshat e reja, të cilat organizohen nga Federata e Futbollit e Kosovës. Futbollistët e rinj do të kenë rastin të tregojnë aftësitë e tyre para skautëve nga Kroacia.

Më të mirët do të përzgjidhen për të udhëtuar në Kroaci atje ku kanë mundësi që ta vazhdojë përvojën dhe të mësojë gjëra të reja rreth lojës më të popullarizuar në botë.

Ky organizim është mundësuar nga kompania e mirënjohur për menaxhimin e lojtarëve, “Kcira Management” me përfaqësues nga bashkëatdhetari ynë në Kroaci dhe njëkohësisht ish-futbollisti Lekë Kqira dhe Gëzim Kqira.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)