Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, meqenëse të njëjtit nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit, raporton Ulpianapress.
Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./Ulpianapress
COMMENTS