Kosova edhe disa javë i kanë mbetur për të përmbushur një dekadë të pavarësisë.
Një dhjetëvjetorin e pavarësisë që do të shënohet më 17 Shkurt, është përfolur se do të jetë edhe këngëtarja e famshme Rita Ora.
Por, burimet e afërta të Telegrafit me këshillin organizativ të shënimit të vitit jubilar, kanë bërë të ditur se është hedhur si ide dhe s’ka asgjë zyrtare.
“Nuk ka asgjë zyrtare rreth ardhjes së Rita Orës me rastin e pavarësisë së Kosovës “, ka thënë një burim.
Rita Ora vite më parë pati ardhur në Kosovë ekskluzivisht për të realizuar videoklipin “Shine Ya Light”.
Ky i fundit deri më tani është shikuar rreth njëzet milionë herë në YouTube ndërsa kishte kryesuar top listat britanike.
Ndryshe, Rita është edhe Ambasadore Nderi e Kosovës, të cilën gjë e kishte pranuar me kënaqësi.
COMMENTS