Nuk ka Coronavirus në Kosovë, rezultatet e pacientëve të dyshuar dalin negative

Nuk ka Coronavirus në Kosovë, rezultatet e pacientëve të dyshuar dalin negative

Nesër fillon gjykimi në rastin “Pronto”

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast me coronavirus.

“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të tre pacientëve”, thuhet në njoftim.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ndërsa dy prej tyre është Influencë B pozitiv.

“Sot pasdite kanë ardhur edhe katër mostra, një nga klinika pediatrike dhe tri nga Klinika Infektive të cilat në Laboratoret e IKSHPK kanë hy menjëherë në punë dhe do t’ju informojmë me kohë posa të përfundojë puna në laborator”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)