Nuk kam nevojë për makina e shtëpi luksoze, çdo muaj dërgoj në shtetin tim para për njerëzit e mi

Messi mbetet në botëror, Kroacia e jashtëzakonshme (Video)

Futbollisti i Liperpulit, Sadio Mane,me një rrëfim fantastik, që është model për të gjithë ata që i nënshtrohen luksit të jetës së tyre, duke e harruar familjen, farefisin dhe origjinën prej nga vijnë. Të lumtë Mane! Sikur të kishte bota më shumë njerëz sikurse je ti!

Futbollisti senegalez Sadio Mane u përqesh nga disa fansa të tij por edhe të tjerë, për faktin se u fotografua me një telefon me xham të plasaritur.
Meqë shoqëria nuk e duron faktin që një i famshëm të ketë diçka të shkatërruar apo të rëndomtë, dukuri kjo e tmerrshme, Mane e pati një përgjigjje për këto ‘sulme’ ndaj tij.
“Pse makina luksoze, orë diamanti apo aeroplanë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Isha i uritur dhe duhej të punoja. I mbijetova kohëve të vështira. Kam luajtur futboll zbathur. Nuk kisha edukim. Me atë që fitoj falë futbollit, mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Unë ndërtova shkolla dhe një stadium. Ne ofrojmë rroba, këpucë dhe ushqim. Në rajonin tim të origjinës në Senegal, dërgoj një pagë shtesë prej 70 euro në muaj për të gjithë ata që kontribuojnë në familjen e tyre. Nuk kam nevojë të ekspozoj makina luksoze, shtëpi luksoze, udhëtim madje me aeroplanë. Preferoj që njerëzit e mi të marrin disa nga ato që mua më ka dhënë jeta.Kësisoj u përgjigj kritikave 27 vjeçari nga Sedhiou i Senegalit, i cili thuhet se ka një pasuri prej 18 milione dollarësh.
Ai momentalisht luan për Liverpool dhe për kombëtaren e Senegalit. Padyshim ai është një ndër futbollistët më të mirë në botë

Futbollisti senegalez Sadio Mane u përqesh nga disa fansa të tij por edhe të tjerë, për faktin se u fotografua me një telefon me xham të plasaritur.
Meqë shoqëria nuk e duron faktin që një i famshëm të ketë diçka të shkatërruar apo të rëndomtë, dukuri kjo e tmerrshme, Mane e pati një përgjigjje për këto ‘sulme’ ndaj tij.
“Pse makina luksoze, orë diamanti apo aeroplanë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Isha i uritur dhe duhej të punoja. I mbijetova kohëve të vështira. Kam luajtur futboll zbathur. Nuk kisha edukim. Me atë që fitoj falë futbollit, mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Unë ndërtova shkolla dhe një stadium. Ne ofrojmë rroba, këpucë dhe ushqim. Në rajonin tim të origjinës në Senegal, dërgoj një pagë shtesë prej 70 euro në muaj për të gjithë ata që kontribuojnë në familjen e tyre. Nuk kam nevojë të ekspozoj makina luksoze, shtëpi luksoze, udhëtim madje me aeroplanë. Preferoj që njerëzit e mi të marrin disa nga ato që mua më ka dhënë jeta.Kësisoj u përgjigj kritikave 27 vjeçari nga Sedhiou i Senegalit, i cili thuhet se ka një pasuri prej 18 milione dollarësh.
Ai momentalisht luan për Liverpool dhe për kombëtaren e Senegalit. Padyshim ai është një ndër futbollistët më të mirë në botë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)