Nuk ndalon marshimi drejt Superligës, Vushtrria supë e lehtë për Ulpianën

Nuk ndalon marshimi drejt Superligës, Vushtrria supë e lehtë për Ulpianën

Jep dorëheqje prokurori që hetonte manipulimet me listat e veteranëve dhe rastin e imamit Krasniqi

Ulpiana ka marrë 3 pikë të vlefshme në luftën për titullin kampion dhe nis shkëputjen në kreun e klasifikimit. Bardheblutë fituan 3-1 ndaj Vushtrrisë në javën e 17-të të Ligës së Parë, falë golave të Gërbeshit, Sadikut dhe Statovcit.

Fitorja e sotme e Ulpianës, përpos që dëshmoi formën shumë të mirë të saj, gjithashtu shton gjasat që Komuna e Lipjanit, pas vetëm një viti, në Superligë të ketë përfaqësuesin e saj. Dhe këtë mund ta pengojë vetëm ndonjë hata.

Qytetarët aktualisht renditen në vendin e parë në tabelë me 36 pikë, pozitë kjo që e shpie në Superligë, me vetëm një pikë më shumë se përcjellsi Fushë Kosova.

Dhe ajo që është e pashmangshme të përmendet, përpos lojës së mirë të ekipit lipjanas, janë numri i madh i shikuesve në “Sami Kelmendi”. Dhe kjo tashmë është një rregull, se Ulpiana ka bërë për vete, përpos besnikërisë së përhershme të “Tigrave”, edhe shumë tifozë të tjerë, të cilët mund të jenë edhe tifozë të Arbërisë dhe Minatorit.

Organizimi i mirë në klub dhe sukseset të ofrojnë me shikuesin, sikurse organizimi i keq dhe dështimet mund të largojnë. Ulpiana është model i të parës./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)