Ndërkohë që bota po mban frymën në pritje të një sulmi me raketa të SHBA-ve gjatë këtyre ditëve në Siri, Presidenti Trump ka bërë një deklaratë që shton edhe më tepër konfuzionin në lidhje me çështjen.
Përmes një postimi në Twitter ai thotë se nuk ka dhënë asnjë datë s e kur do të sulmohet regjimi i Asadit si formë ndëshkimi ndaj vrasjes së civilëve me gaz helmues, përcjell Albeu.com.
Shkruan Trump: “Kurrë kuk kam thënë se kur do të kryhet sulmi ndaj Sirisë. Mund të ndodhë shumë shpejt, por edhe ndoshta do të zgjasë pak si kohë. Megjithatë, gjatë drejtimit tim SHBA ka bërë një punë të mrekullueshme për zhdukjen e ISIS-it nga rajoni. Kur do të vijë falenderimi “Faleminderit Amerikë?”.
Më parë Trump kishte theksuar se do të sulmonte regjimin e Asadit shumë shpejt pasi sipas tij Siria kishte vrarë me armë kimike civilët në Douma disa ditë më parë.
Kjo deklaratë ka nxehur shumë gjakrat në rajon ku Rusia kërcënon se do të shkatërrojë në ajër çdo raketë amerikane që niset kundër Asadit. /albeu.com/
COMMENTS