Numër i madh i avokatëve ia mësyjnë Gjykatës Speciale

Policia largon veturat nga vend parkingjet e ndaluara në Lipjan (Foto)

Gjykata Speciale bënë të ditur se lista e avokatëve mbrojtës do të jetë shumë shpjet në dispozicion të të akuzuarve.

Procesi i akreditimit të avokatëve në Speciale është duke vazhduar edhe më tej, të cilët do të jenë në dispozicion shumë shpejt të të akuzuarve për krime të luftës.

Avokatët që duan të marrin pjesë në këtë proces duhet të akridetohen. Zyra për shtyp e këtij institucioni ka bërë të ditur për “Indeksonline” se është një numër i madh i avokatëve nga kombësi të ndryshme që kanë paraqitur kërkesën për akreditim.


“Procesi i pranimit në listën e avokatit është një proces i hapur, nuk ka ndonjë afat specifik për aplikim. Një numër aplikimesh janë pranuar deri tani nga avokatët e kombësive të ndryshme”, thuhet në përgjigje.

Se kur mund të fillojnë publikimet e para të aktakuzave gjykata ka ndërlidhur me atë se lista e avokatëve do të jetë në dispozicion shumë shpejt e cila do të jetë në shërbim të të akuzuarve për krime lufte.

“Meqenëse procesi i verifikimit është në vazhdim, ne nuk mund të japim informacione specifike, por Lista e Avokatëve do të jetë në dispozicion në faqen tonë në një fazë të mëvonshme. Procesi i pranimit në Listën e Mbrojtësve është një proces i hapur, pa afat të përcaktuar për dërgimin e kërkesave. Deri tani është pranuar një numër kërkesash nga avokatë nga shtete të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale dhënë për Indeksonline.

Sipas tyre, për momentin nuk mund të japin informacion konkret për arsye sepse procesi i përzgjedhjes është në vijim e sipër, por lista e avokatëve mbrojtësve do të dalë në faqen tonë në internet në një fazë të mëvonshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)