Numra të frikshëm: Liga e Parë ka një padron të papritur! (VIDEO)

Numra të frikshëm: Liga e Parë ka një padron të papritur! (VIDEO)

“MINISTRI SEFAJ NUK E DINTE SE GJASHTË TË ARRESTUARIT ISHIN GYLENISTË”

Asnjë humje në 9 ndeshjet e fundit! Praktikisht, një ecuri e jashtëzakonshme. E të mendosh që ndërkohë është duke fituar dhe kualifikuar edhe në Superligë, atëherë ndoshta arritja e deritanishme e KF Arbërisë nuk është aq e vogël…

Nën hijen e mediave qendrore, skuadra e drejtuar nga Bahtiri është duke shkatërruar kundërshtarët një dhe nga një dhe tashmë e sheh veten në vend të parë me 1 pikë diferencë nga vendi i dytë, Liria. Formacioni i Arbërisë, ditën e dielë, ka barazuar në derbin lokal me Ulpianën, me golin e Kashtanjevës.

Mirëpo ajo që tregon kjo skuadër është shpirti luftarak për ngjyrat e klubit, rrespekti dhe dashuria që kanë lojtarët ndërmjet vete, një kryesi që po punon 24/7 për të mirën e klubit dhe një donator që edhe ekipet e Superligës do ta kishin lakmi si Jahir Krasniqi.

Arbëria dy ndeshjet e radhës do ti zhvillojë në “Sami Kelmendi” përball skuadrave që ketë stinor janë treguar mjaft të rrëzikshme si mysafir, Onix dhe Drenasi, dhe nëse klubi dobrajas arrinë që ti arkëtoj pikët e plotë në keto ndeshje, atëher do ta shpallen edhe kampion të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës, një ëndërr e kahmotshme e tifozëve dhe banorëve dobrajas./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)