Një tifoz futbolli nga Spanja e ka përjetuar një befasi që mbase çdo tifoz tjetër do ta ëndërronte. Në ditën e dasmës së tij, ai i ka përjetuar emocionet e Ligës së Kampionëve, garës më të madhe evropiane për klube.
Liga e Kampionëve do të kthehet zyrtarisht në ekranet tona sonte, kështu që për t’u disponuar edhe më shumë, ia vlen të kujtohet një gjest i mahnitshëm i një nuseje për burrin e saj, transmeton Gazeta Express.
Në vitin 2012, çifti katalunas Marcos dhe Neus u martuan. Sigurisht, dasma është një gëzim për këdo, por kulmi në këtë dasmë u arrit kur nusja Neus vendosi të befasonte dhëndrin.
Në një moment në kishë, teksa po kryhej ceremonia e dasmës, kori filloi të performonte himni e Ligës së Kampionëve – dhe pjesa tjetër është histori.
Fytyra e befasuar e Marcus i thotë të gjitha. Skena të pabesueshme!
COMMENTS