Nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan kanë zbukuruar oborrin e shkollës së tyre.

Ata kanë mbjellë lule dhe drunjë dekorativ së bashku me mësimëdhënësit dhe udhëheqja e shkollës.

Shënimi i plotë:
“Nxënësit e gjimnazit ” Ulpiana”, të mbështetur nga mësimdhënësit dhe udhëheqja e shkollës, kanë vazhduar edhe sot me mbjelljen e luleve të llojllojshme dhe drurëve dekorativ në hapsirat e shkollës, duke shtuar gjelbërimin rrethues i cili ndikon në mënyrë pozitive në mësime.
Felënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti për kontributin e tyre.
Ne do të vazhdojmë me aktivitete të tilla edhe në ditët pasuese.
Falënderojmë edhe bizneset për kontributin financiar në këtë aktivitet:
Restorant ” Fleta”- Kadri Retkoceri 50€
Restorant ” Rezidenca”- Islam Hajnuni 40€
Fast Food “Rejani” 30€
Adnan Retkoceri 15€
NTSH “Ramizi”- Jetmir Gërxhaliu- 10€
Shkolla 65€
Klasa X/1 12€
Nxënësi: Bleon Kozhani 2 fidane dhe Denis Zejnullahu 4 fidane”./Ulpianapress








COMMENTS