Gjimnazi “Naim Frashëri” në Shtime, edhe këtë vit, njëlloj si viteve të kaluara, ka dëshmuar solidaritetin e saj, duke grubmulluar pako ushqimore. Falë nxënësve të këtij gjimnazi, familjeve të tyre, drejtorisë së shkollës dhe market “Gryka”, kanë arritur të grumbullojnë ndihma të ndryshme, të cilat u janë ndarë familjeve në nevojë, në prag të fundvitit.
Këtë e ka bërë të ditur, organizatorja e cila njëherit është edhe profesoreshë në këtë shkollë, Emine Tasholli, në faqe të saj të rrjetit social, duke e ilustruar edhe me pamje, transmeton Ulpianapress.
Ky është postimi i plotë i Tashollit:
Edhe këtë vit në prag të festave të fundvitit, me kontributin e nxënësve të gjimnazit „Naim Frashëri“ në Shtime, familjeve të tyre, përkrahjen e drejtorisë së shkollës, market „Gryka“ , arritëm të grumbullojmë produkte ushqimore dhe veshmbathje për 25 familje në nevojë!
Përveç përkrahjes financiare, faleminderit shumë familjes Shashivari, e cila na mundësoi transportin e produkteve.
Faleminderit të gjithëve!
Ne kemi ardhur në këtë botë me asgjë, ne do të shkojmë me asgjë. Por një gjë e madhe që ne mund të arrijmë në jetën tonë të bukur është … Një kujtim i vogël në mendjen e dikujt dhe një vend i vogël në zemrën e dikujt.
COMMENTS