Nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, në Lipjan sot përvjelën krahët së bashku me mësimdhënësit e kësaj shkolle në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit në mënyrë të organizuar ndërmorën aksionin për pastrimin dhe dezinfektimin e trupave të drunjëve përgjatë rrugëve dhe në sheshin ‘’Adem Jashari’’.

Qëllimi i këtij projekti ishte vetëdijesimi i nxënësve dhe qytetareve për rolin e drunjëve, ruajtjen dhe kujdesin ndaj tyre, si dhe dezinfektimin e trupit të druinjëve./Ulpianapress


COMMENTS