Oborri i shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime, i zhytur në baltë

Oborri i shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime, i zhytur në baltë

Ezani i thirur me zë dhe fjalë të paartikuluara, irriton banorët e Gllovcit të Lipjanit (Video)

Moti me borë dhe shi ka bërë që oborri i shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime, të bëhet vështirë i kalueshëm për nxënësit e kësaj shkolle.

Kjo, pasi që punimet në rregullim e oborrit të shkollës nuk kanë filluar në kohën e duhur. Tashmë kur edhe janë përkeqësuar kushtet atmosferike, janë shtuar edhe më shumë telashet për nxenësit, njofton Ulpianapress.

Kuvendari Tasholli ka akuzuar komunën e Lipjanit se nis ptojekte të pa planifikuara vetem sa për tu dukur që po bënë diçka.

Shënimi i plotë i Tashollit:

“Shkolla fillore „Zenel Hajdini” në Gadime
Qytetarë Gadimas a mendoni se është koha e duhur që të punohet nepër këmbët e fëmijëve?!
Kjo është kur Komuna e Lipjanit nis punë të pa planifikuara vetem sa për tu dukur që po bënë diçka.
Duhet të mirren parasysh kushtet atmosferike që puna të bëhet në kohë më të përshtatshme, gjegjësisht në periudhën kur fëmijët janë në pushime.

P.s Rrezikohet mirëqenia e fëmijëve, balta bartet brenda në objektin e shkollës”, ka shkruar Tasholli në faqen e tij zyrtare.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)