Objekti i maternitetit në Lipjan i dedikohet pacientëve me Covid-19

Objekti i maternitetit në Lipjan i dedikohet pacientëve me Covid-19

Kreu i VV-së së Lipjanit, ironizon me një status të Kryetarit Imri Ahmeti

Komuna e Lipjanit ka liruar në tersi objektin e maternitetit për trajtimin dhe dhënien e terapisë për pacientet me Covid-19. Ky veprim është ndërmarrë pas kërkesë të Kryetarit Imri Ahmeti në mbledhjen e Shtabit Emergjent që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës dhe rrezikut të Shëndetit Publik.
Drejtoresha e Shëndetësisë Merita Bytyqi tha se ekipa mjekësore dhe mbështetëse është në gjendje gatishmërie për të dhënë shërbimin në çdo kohë.
“Për momentin janë 12 shtretër të gatshëm, do të furnizohemi shumë shpejt edhe me disa shtretër të ri në mënyrë që qytetarëve t’i jepet shërbimi sa më i dinjitetshëm”, është shprehur drejtoresha Bytyqi.
Ajo njëherit ka kërkuar mirëkuptimin nga ana pacienteve kryesisht grave shtatzëna të cilat tani do të marrin shërbimin në ish objektin e Pulmologjisë si dhe ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për bartjen e maskës, distancë sociale dhe kujdesin ndaj higjienës përsonale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)