Asambleisti i pavarun, Selatin Retkoceri, ka njoftuar Kuvendin Komuna në Lipjanit nepërmjet një letre me disa arsye se ka dhënë dorëheqje nga ky post. Retkoceri ishte edhe kryetar i qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan në zgjedhjet e 2017-tës, transmeton Ulpianapress
Ai ka thënë në letrën e tij se aryja e dorëheqjes është një vendim i pamatun i lokacionit të xhamisë dhe fyerjet që ai morri dje nga bashkëfshatarët e tij për të cilët ka derdhur djersë e mund gjithë jetën.
Tutje në letrën e Retkocerit thuhet se ai nuk mund të përballet me skena të tilla, dhe si rezultat i të gjitha ngjarjeve të prodhuara nga data 17 prill e deri më dje, ai ka vendosur të paraqet dorëheqjen që të mos jetë pengesë e askujt.
Letra e plotë e Retkocerit:
COMMENTS