OJQ “Polis” kritikon komunën e Lipjanit për shpenzime, zyrtarët e kritikojnë atë për pasaktësi

OJQ “Polis” kritikon komunën e Lipjanit për shpenzime, zyrtarët e kritikojnë atë për pasaktësi

Detaje mbi vrasjen e ish- policit, makina e autorëve ishte vjedhur në Kosovë

OJQ “Polis” ka publikuar raportin e monitorimit të shpenzimeve buxhetore në komunën e Lipjanit për periudhën nëntëmujore të këtij viti, mirëpo një pjesë e këtij raporti është kritikuar për përformancë të dobët derisa permban disa gabime.

Ditë më parë në një debat të organizuar nga kjo OJQ lidhur me publikimin e Raportit “PARAmetri Komunal”, këshilltari i pavarur në KK të Lipjanit, njëherësh magjistër i ekonomisë, Selatin Retkoceri, ka dhënë disa kritika ndaj raportit. Sipas tij, metodologjia për nxjerrjen e raporteve mund të ndryshojë varësisht nga OJQ-të se si i parashohin. Sipas tij, metodologji e OJQ “Polis” është e pranuar, por jo shumë e zbërthyer dhe jo shumë e kuptuar për opinionin, sepse është pak konfuze. “Është mirë që shifrat të jenë precize dhe të sakta. Buxheti nuk mund të ndryshohet derisa ai aprovohet një herë në KK. Në bazë të tabelës në raport, tregon se komuna ka pasur rritje për shpenzime të pagave 20 për qind, por në fakt nuk është ashtu”, ka thënë Retkoceri.

Edhe Latif Ramadani, drejtor i Financave në komunën e Lipjanit, në këtë tryezë ka thënë se raportet e OJQ-ve duhet të jenë reale rreth shpenzimit të parasë publike në mënyrë që të sqarohet secili shpenzim.

OJQ “Polis” nuk ka dhënë sqarime në vërejtjet e tyre.

Por, sipas raportit të kësaj OJQ-je, komuna e Lipjanit për periudhën nëntëmujore të këtij viti ka shpenzuar gjithsejtë 34 mijë e 921 eurosh për derivate, 20 mijë e 340 euro për dreka zyrtare dhe jo zyrtare, 43 mijë e 907 eurosh për telefoni mobile e fikse (post dhe telekomunikim), 54 mijë e 751 euro për udhëtime zyrtare brenda vendit që përfshihet edhe transporti i nxënësve, 3 mijë e 601 euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit, 27 mijë e 862 euro për mobilie dhe pajisje, 223 mijë e 273 mijë euro për subvencione dhe 38 mijë euro për mirëmbajtje dhe servisim të veturave. / Agim Ademi

Koha.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)