Fatmir Spahiu është një ndër aktoret më të pëlqyer shqiptar.
Aktori ka bëprë për vete publikun shqiptar me një numër të madh të roleve teatrale dhe filmike.
Por, aktori gjilanas më së miri njihet për rolin e Orhanit në serilian e famshëm “Kafeneja Jonë”.
Pos karrierës filmike, aktori ka edhe një familje të mrekullueshme që herë pas here e ekspozon në rrjetet sociale.
Ai ka udhëtuar për festat e fundvitit për në shtetin austriak, ku me këtë rast ka vizituar edhe një muze në Vjenë.
Në “Weltmuseum Wien” gjendet edhe përkrenarja origjinale e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, përkrah së cilës është fotografuar aktori së bashku me familjen.
“Me loqkat te mbreti! Tërqethje, krenari “, ka shkruar Spahiu në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, 35-vjeçari është i martuar me prizrenasen Zanën, me të cilën ka dy fëmijë, Lisin dhe Malin. /Telegrafi/
COMMENTS