Oktapodi thuajse si të gjithë frutat e detit ka pak kalori, është një produkt që mund të gjendet lehtë në të gjitha tregjet pasi mund të peshkohet në ujërat e Mesdheut.
Nga pikëpamja ushqimore si shumë molusqe të tjerë për shkak të masës së madhe të indeve lidhore shkakton pak probleme me tretjen, përmban pak kalori dhe një përqindje të vogël kalciumi, fosfori dhe kaliumi. 85 gr oktapod kanë më pak se 150 kalori dhe më shumë se 25 gram proteina, përmban vlera ushqimore të rëndësishme si mineralet dhe vitamina B12 dhe është i pasur me hekur. 80 gr nga oktapodi ofrojnë të gjithë sasinë e hekurit për meshkujt dhe gjysmën e sasisë së nevojshme për femrat.
Prodhimet e detit shpesh janë një prej nepseve më të shpeshta të gruas gjatë shtatzënisë dhe duke qenë se kjo është një periudhë delikate duhet të tregohet kujdes në ushqim.
Duke qenë se oktapodi është një prej frutave të detit më të preferuara lind vetvetiu pyetja: A mund t`i konsumoni nëse jeni shtatzënë? Sigurisht që mund t`i konsumoni dhe pse bëjnë pjesë në kategorinë e prodhimeve të detit ku shumë ushqime nuk mund të përdoren në shtatëzani, oktapodi mund të konsumohet por duhet të jetë i pastruar mirë dhe i pjekur në mënyrën e duhur pra nuk duhet të jete krudo. Kujdesuni të konsumoni sasinë e duhur dhe jo me tepri, pasi oktapodi është i pasur në kolesterol.
COMMENTS