Opozita hungareze: Ekstradoni Gruevskin!

Opozita hungareze: Ekstradoni Gruevskin!

Nesër fillon stina e dimrit

Partitë opozitare hungareze i kanë bërë thirrje qeverisë që të arrestojë dhe të ekstradojë sa më shpejt ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari.
Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, këmbëngulin që Gruevskit t’i refuzohet azili dhe të ekstradohet në Maqedoni. Zëdhënësi i “Jobbik”, Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

Richard Barabash, zëdhënës i “Dialogut”, deklaroi se vendi i Gruevskit është “prapa hekurave”.

Në Shkup ndërkohë janë shtuar reagimet pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Kryeministri Zoran Zaev i hedh poshtë vlerësimet dhe zërat për një pazar të mundshëm midis pushtetit dhe Gruevskit, që të përfitoheshin votat e ligjvënësve opozitarë për ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë, kërkohet llogari nga autoritetet dhe organet e sigurisë për lëshimin e bërë. Situata ka shqetësuar qytetarët e Maqedonisë, të cilët shpresonin në vizionin e një shteti ligjor ku do të dënohehin krimet nga kushdoqoftë që bëhen.

Si u arratis Gruevski, kush e ndihmoi atë, nga cili kufi kaloi, janë pyetje me të cilat duhet të merren organet e rendit dhe të hetuesisë.

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në opozitë e quan arratisjen një montim politik klasik që ka për qëllim largimin nga përgjegjësia të njerezve të cilët sot duhej të ishin në burg. Ai vëren ngjashmërinë e arrastisjes edhe të të akuzuarve të tjerë për vepra të ngjashme penale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)