Opozita i çon selam pushtetit  të Imri Ahmetit: Ndali kërcënimet ndaj gazetarëve

Opozita i çon selam pushtetit të Imri Ahmetit: Ndali kërcënimet ndaj gazetarëve

Kryetari Ahmeti përcjell nga afër punimet në shtratin e lumit në Sllovi

Opozita në Lipjan, ka reaguar ashpër dhe njëkohësisht ka dërguar një selam për pushtetin e Imri Ahmetit që t’i ndalë kërcënimet më qëllim frikësimi ndaj gazetarëve Granit Duriqi Ulpianapress dhe Agim Ademi i Kohës Ditore.

Kryetari i Vetëvendosjes në Lipjan ka thënë se Komuna që drejtohet nga Imri Ahmeti, ka nisur një metodë të re për “mbylljen e gojës” së gazetarëve, si presion për të mos u raportuar keqpërdorimet. Jashari ka këmbëngulur se sidomos Ulpianapress nuk ka shpifur kur ka trajtuar shpenzimet e buxhetit, sepse sipas tij, referencë ka qenë raporti i orgnizatës POLIS.

Ky është reagimi Jasharit:

”Në komunën që drejtohet nga Imri Ahemti, ka nisur një metodë e re për “mbylljen e gojës” së gazetarëve, si presion për të mos u raportuar keqpërdorimet. Kërcënime me qëllim frikësimi. Sipas informacioneve që kemi, përveç kërcënimit të gazetarit të Kohës Ditore, një padi qesharake është ngritur edhe ndaj botuesit të “Ulpianapress”, Granit Duriqi nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kinse për shpifje, anipse të gjitha shkrimet si referencë kanë raportin e OJQ “Polis” dhe janë konfirmuar edhe nga raporti nëntëmujor i vetë Komunës për shpenzimet e buxhetit!”.

Ndaj kërcnimeve nuk ka heshtur as kuvendari Argjend Tasholli i cili këtë e sheh si tentim të pushtetit të Lipjanit, që me dhunë ti mbajë gazetarët në vijat e tyre të pista.

Ja reagimi tij:

”Stop dhunës ndaj shprehjës së lirë.
Kërcenimi i gazetarit Agim Ademi nga ana e zyrtarit të lartë të Komunës Lipjanit, gjegjësisht nga drejtori i Administratës Avni Olluri është e pa pranushëm dhe kërkojmë nga organet kompetente të mbrojnë gazetarin Ademi dhe shprehjen e lirë.
Kjo jep me kuptuar se pushteti të udhëhequr nga pushtetarët është këcenues dhe ofendues për qytetarët e Lipjanit.
Kështu që duhet të kemi shumë kujdes nga njerëzit e pushtetit në Lipjan pa kravata🤭
Pushteti në Komunën e Lipjanit, tenton që me dhunë ti mbajë gazetarët në vijat e tyre të pista, Të gjitha mediat duhet të thonë realitetin dhe ti hedhin të gjitha të këqijat e këtij pushteti.
Sipas informacioneve që ka PDK-ja e Lipjanit, në Gjykatën Themelore Prishtinë-dega në Lipjan, është ngritu një padi shkel e shko dhe plot konfuzitet nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ushtruar ndaj botuesit të gazetës Ulpianapress, me të vetmin qellim për t’a shantazhuar ate dhe ngulfas shprehjen e lirë.
Ne si PDK dhe si asambleistë e morëm me shqetësim tejet të madh kërcenimin ndaj gazetarit Agim Ademi.
Sinqerisht, Argjend Tasholli”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)