Opozita mirëpret paralajmërimin e Thaçit për largim nga politika

SHQIPTARËT E SHQIPËRISË QË U SHTIRËN SI REFUGJATË TË KOSOVËS FITOJNË RASTIN PËR TË MBETUR NË BRITANI

“Kërcënimin” e presidentit të republikës Hashim Thaçi se skena politike do të mbetet pa të, nëse nuk ndryshohet ligji për zgjedhje që presidenti të zgjidhet nga populli ose me shumicë të thjeshtë në Kuvend, e kanë quajtur lajm të mirë deputetë të kuvendit të Kosovës.
Madje nuk kanë hezituar ta cilësojnë si figurën më të keqe publike Hashim Thaçin të cilit ia atribuojnë imazhin e keq të vendit, raporton KTV.

Vjosa Osmani që është deputete e LDK-së ka thënë se pikërisht ky veprim i Thaçit i duhet Kosovës, derisa e ka quajtur absurde kërkesën që Kuvendi të ndryshojë procedurat e presidentin ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar të dyja idetë edhe që zgjedhja të bëhet me shumicë të thjeshtë edhe që të bëhet direkt nga populli.

Thotë se kështu siç është me dy të tretat është në rregull dhe nga populli nuk mund të zgjidhet, sepse Kosova është Republikë parlamentare.

Edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda, e ka mirëpritur këtë deklaratë të presidentit. Thotë se më e mira është që të mos jetë më në krye të shtetit. Madje sipas tij, ai as që do të duhej të zgjidhej.

Sikurse në konferencën e fundit me gazetarë, ashtu edhe në fjalimin vjetor para deputetëve, presidenti Hashim Thaçi ka treguar se nuk ka hequr dorë nga reforma zgjedhore madje ka deklaruar se ajo do të përmbyllet në 60 ditët e para të 2018-s.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)