Opozita në Lipjan akuzon ekzekutivin për ngushtimin e rrugës

Opozita në Lipjan akuzon ekzekutivin për ngushtimin e rrugës

Ja sa vota mori Ilir Tasholli

Komuna e Lipjanit ka nisur punimet për vazhdimin e rrugës me katër korsi, por ky projekt që kalon nëpër qendër të qytetit është ndryshuar dhe është bërë me 3 korsi.

Kjo ka nxitur reagimet e subjekteve opozitare nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetim se Ekzekutivi nuk po merr masa për largimin e disa bizneseve uzurpatore përgjatë kësaj rruge.

“Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, ka ndryshuar projektin e rrugës me katër kursi, për të mos rrënuar disa terrasa të bizneseve të cilat janë të afërta dhe financues të fushatës së këtij kryetari. Si pasojë e kësaj, po degradohet projekti i rrugës me katër kursi me çka është e dëmshme dhe e kundërligjshme dhe njëkohësisht dëmton interesat e qytetarëve të komunës sonë”, tha Hyzer Rizani, kryetar i PDK-së në Lipjan.

“Duhet edhe qytetarët të reagojnë për shkak që jo vetëm se nuk po realizohet projekti ashtu siç e meriton, por është edhe duke u zvarritur punimi i saj tej mase, gjë që po shkakton tollovi edhe në komunikacion por edhe është edhe kogjo shqetësuese dhe imituese për qytetarët të cilët kalojnë, punojnë dhe banojnë në atë pjesë”, tha Shkëlzen Bislimi i LVV-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)