Opozita në Lipjan akuzon komunën për mungesë të investimeve në zhvillim ekonomik

Ahmeti: Brenda LDK-së nuk ka klane

Subjektet opozitare PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje dega në Lipjan kanë akuzuar komunën për mosplanifikim të projekteve në departamentin e zhvillimit ekonomik derisa korniza afatmesme buxhetore 2018-2020 është miratuar pak ditë më parë nga këshilltarët e KK-së.

Sipas opozitës për 3 vjetët e ardhshme komuna e Lipjanit ka planifikuar vetëm 32 mijë euro për mallra dhe shërbime në departamentin e Zhvillimit Ekonomik, ndërkaq asnjë projekt kapital i cili e përmirëson gjendjen e rëndë në infrastrukturën e zonave industriale.

Selatin Retkoceri këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e VV-së, ka thënë se komuna ka dështuar të planifikoi ndonjë projekt për zhvillim ekonomik, madje sipas tij kjo gjendje do të vazhdoi për 3 vjetët e ardhshme.

“Kemi dhënë kritika edhe gjatë procesit të miratimit të buxhetit për 3 vjetët e ardhshme sepse nuk është planifikuar asnjë projekt për zhvillim ekonomik. Gjendja e zonës ekonomike në Kerqevë dhe në dalje të Lipjanit është shumë e rënd derisa aty duhet të bëhen investime në rrjet të kanalizimit, infrastrukturë rrugore, ujësjellës etj. Prandaj për këtë departament janë planifikuar vetëm 32 mijë euro të cilat janë dedikuar për mallra dhe shërbime. Thjesht buxheti për 3 vjetët e ardhshme ka dështuar derisa nuk parasheh zhvillim ekonomik”, ka thënë Retkoceri.

Ndërkaq Lulzim Rrustemi nënkryetar i PDK-së dega në Lipjan, njëherësh këshilltar në KK, ka thënë se buxhetit të komunës për 3 vjetët e ardhshme i mungon komponenti më i rëndësishëm për zhvillim ekonomik.

“Ne këtë buxhet ka fare pak investime në bujqësi dhe asnjë cent të planifikuar për zonën industriale në Kerçev, aty që parashihen ardhjet investimeve të reja për të krijuar hapje të vendeve të reja pune. Në fakt edhe ky ekzekutiv me këtë projektbuxhet nuk jep shenja se të rinjtë tanë mund të presin hapje të vendeve të reja të punës sepse ekzekutivi nuk i ka kushtuar fare kujdes krijimit të kushteve për ardhje te investitorëve të rinj në zonën e caktuar për investime edhe ato hapësira të pronave komunale të janë dhënë në mandatin e kaluar për investime ende s’ka shenja që të japin rezultate për krijimin e vendeve të reja pune dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Rrustemi.

Nga ana tjetër Shkëlzen Hajdini drejtor për Zhvillim Ekonomik në komunën e Lipjanit i kontaktuar nga Gazeta Ulpianapress me anë të Facebook-ut, zgjodhi që vetëm ti lexojë pyetjet tona që i drejtuam Hajdinit rreth akuzave të opozitës dhe mos të përgjigjet fare.


© KOHA Ditore

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)