Komuna e Lipjanit në bashkëfinancim me IADK sot ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për 10 përfitues, fermer të Komunës së Lipjanit.
Mirëpo opozita akuzon Kryetarin Ahmeti se po i favorizon mbeshtetësit e partisë së tij.
Ermal Gashi, sekretar organizativ i AAK-së së Lipjan, nepërmjet një shënimi ka thënë se mekanizmat bujqësore të shpërndara nga kryetari i komunës Imri Ahmeti, tregojnë haptas përkrahjen ndaj mbështetësve të partisë së tij.
“Mekanizmat bujqësore të shpërndara nga kryetari i komunës Imri Ahmeti, tregojnë haptas përkrahjen ndaj mbështetësve të partisë së tij dhe shihen qartë dallimet që bënë mes qytetarëve.
Turp!’, ka shkruar Gashi në Facebook./Ulpianapress/
COMMENTS