Asamblistët e opozitës së bashkuar në Lipjan kanë bërë të ditur se nesër do të organizojnë marsh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë. Ka koha që, sipas opozitës, pushteti i Imri Ahmetit nuk ndal kërcënimet dhe presionet ndaj gazetarëve lipjanas, Granit Duriqi – Ulpianapress e Agim Ademi – Koha Ditore.
Por, marshi po organizohet tashmë pas rastit kur gazetari i Kohës Ditore Agim Ademi është kërcënuar nga zyrtari komunal Avni Olluri, Drejtor i Administratës në Komunën e Lipjanit.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 03.12.2018, në ora 10:00, asamblistët e Kuvendit komunal nga opozita do të mbahet një marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve po i bënë ekzekutivi i komunës së Lipjanit (rasti i Agim Ademit, gazetar i Kohës Ditore)”, thuhet në komunikatë.
Marshi do të ketë këto moto:
Ndalni sulmet ndaj gazetarëve!
Mos e vritni lirinë e shprehjes!
Shkruaj – mos u frikëso!
Ndëshkimi vret lirinë e shprehjes!
Jemi shtet demokratik!
Me Gazetarët!
COMMENTS