Vendimin e Qeverisë për orë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe veturave po e asiston Policia e Kosovës.
Ekipi i Ulpianapres.com ka vizituar disa rrugë të Lipjanit ku njësitë e Policisë së Kosovës ka qenë të vendosur në rrugë.
Policia janë parë në hyrjen nga Shtimja për në Lipjan, tek rrethrrotullimi në afërsi të stacionit policorë, në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’, tek Kisha e Lipjanit e në vende të tjera nëpër qytet.
Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur kufizimin e veturave dhe njerëzve. Ata që qarkullojnë pa leje speciale apo pa nevoja urgjente do të gjobiten prej Policisë së Kosovës.
Sipas vendimit të Qeverisë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit rrugët janë të bllokuar për qytetarët dhe automjetet.
Ky vendim i Qeverisë është marrë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse virusit COVID-19./Ulpianapress/
COMMENTS