Organizata “Qatar Charity” vazhdon mbështetjen për Komunën Lipjanit (Foto)

Organizata “Qatar Charity” vazhdon mbështetjen për Komunën Lipjanit (Foto)

Xhemajli u shpreh ngushëllime familjeve Retkoceri dhe Tmava

Komuna e Lipjanit dhe“Qatar Charity”, kishin nënshkruar vite më parë një marrëveshje për hapjen e disa puseve të ujit për pije në komunën e Lipjanit. Deri tani janë hapur 148 puse, ndërsa me marrëveshjen e arritur sot priten të hapen edhe 20-të tjera.

Nënkryetari i komunës, Fauz Xhemajli priti në një takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare nga Katari “Qatar Charity”, me të cilët bisedoi për vazhdimin e kontratës për hapjen e puseve në komunën e Lipjanit, percjell Ulpianapress.

Komuna dhe“Qatar Charity”, kishin nënshkruar vite më parë një marrëveshje për hapjen e disa puseve të ujit për pije në komunën e Lipjanit. Deri tani janë hapur 148 puse, ndërsa me marrëveshjen e arritur sot priten të hapen edhe 20-të tjera.Image may contain: 2 people, people smiling, suit and indoor

Në takimin e sotëm nënkryetari i komunës dhe përfaqësuesit e “Qatar Charity”, nënshkruan sërish një marrëveshje për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe për hapjen edhe të 20 puseve të tjera.

Ata me këtë rast përcaktuan sërish obligimet konkrete të secilës palë dhe u zotuan që ato të kryhen brenda afateve të përcaktuar.

Nënkryetari Xhemajli, i falënderojë përfaqësuesit “Qatar Charity”, për bashkëpunimin e deritashëm dhe për punën e mirë që kanë bërë në hapjen e puseve.

Kurse nga ana tjetër drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker ka falënderuar përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit për bashkëpunimin të mirë dhe korrekt të treguar deri më tani

Puset do të hapen kryesisht në shkolla, si nëpër fshatra, ashtu edhe në qytet, me ç’rast do të zgjidhet problemi i ujit për pije për mijëra nxënës dhe qytetarë./UlpianapressImage may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)